Flash News

Bota

Ultimatumi i fundit i talebanëve: SHBA të tërheqë trupat deri më 11 shtator

Ultimatumi i fundit i talebanëve: SHBA të tërheqë trupat
Foto lIustruese/ Kabul

Talebanët kanë dhënë sot ultimatumin e fundit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësi i talebanëve, Suhail Shaheen deklaroi se SHBA-ja duhet të tërheqë të gjithë trupat e saj deri në 11 shtator.

Në një intervistë për Sky News, Shaheen tha se amerikanët duhet t’i përmbahen dhe të respektojnë marrëveshjen e Dohas të nënshkruar nga qeveria e Trump vitin e kaluar. Shaheen përkundër ultimatumit të vendosur, tha se “ne jemi të përkushtuar që të mos i sulmojmë.”

“Ne jemi zotuar se nuk do t’i sulmojmë ata, ne nuk i kemi sulmuar ata”, tha Shaheen, teksa i referohej amerikanëve.

Kabuli ra në duart e talebanëve dy ditë më parë pas dezertimit të qeverisë afgane, ku presidenti Ashraf Ghani u largua nga vendi. Mijëra qytetarë afganë po tentojnë të largohen për t’i shpëtuar regjimit taleban.

SHBA-ja po tërheq trupat e saj, teksa në një konferencë për mediat presidenti amerikane, Joe Biden tha se “amerikanët nuk mund të vdesin kur afganët nuk janë të gatshëm të luftojnë”.

Të fundit