Flash News

Bota

Video/ Uragani Ida godet SHBA-në, shënohet viktima e parë, afro 1 milion banorë pa energji

Video/ Uragani Ida godet SHBA-në, shënohet viktima e parë, afro 1
Pamje nga urgani Ida në SHBA

Një person ka vdekur pasi Uragani Ida goditi SHBA-në. Ida konsiderohet si një nga stuhitë më të fuqishme që ka përfshirë ndonjëherë SHBA-në.

The Guardian raporton se goditja e uragani ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë qytetin e New Orleans, ka përmbysur rrjedhën e lumit Misisipi dhe ka shpërthyer kulmet e ndërtesave në Luiziana.

Video/ Uragani Ida godet SHBA-në, shënohet viktima e parë, afro 1

Video/ Uragani Ida godet SHBA-në, shënohet viktima e parë, afro 1

Video/ Uragani Ida godet SHBA-në, shënohet viktima e parë, afro 1

Vdekja e parë u raportua në Prairieville, pasi një pemë ra në një banesë duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Në të gjithë Luizianën, më shumë se një milion familje ishin pa energji elektrike dhe ndërprerja në New Orleans e kishte bërë qytetin më të prekshëm nga përmbytjet - 16 vjet pasi Uragani Katrina shkaktoi shkatërrim.

"Ne kurrë nuk kemi parë një të tillë, është stuhia më e keqe në historinë tonë," tha kryebashkiaku Tim Kerner Jr.

Qindra mijëra banorë të qytetit ishin pa ftohje në vapën e nxehtë të verës dhe u ishte thënë të ruanin ujin pasi stacionet e pompimit të ujërave të zeza, të cilat nuk kanë energji rezervë, mund të ndalojnë.

Të fundit