Flash News

Bota

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE: Ky është një vendim i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE: Ky është një

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell reagoi pas vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila lëshoi sot urdhra arrestimi për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e Mbrojtjes, Yoav Galant dhe liderin e krahut ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif.

“Ky nuk është një vendim politik. Është një vendim i gjykatës, i një gjykate ndërkombëtare të drejtësisë. Dhe vendimi i gjykatës duhet të respektohet dhe të zbatohet“, tha Borrell në një konferencë shtypi në Aman, me ministrin e Jashtëm jordanez, Ayman Safadi.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi sot urdhër arresti për Netanyahu, Galant dhe Deif, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për luftën në Gazë dhe sulmin e 7 tetorit të vitit të kaluar që shkaktoi një ofensivë izraelite në territorin palestinez, shkruan reuters.

 

Të fundit