Flash News

Bota

Ursula von der Leyen: BE ka nevojë për më shumë koordinim, sistem shëndetësor elastik dhe gatishmëri

Ursula von der Leyen: BE ka nevojë për më shumë koordinim,

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se pandemia ka theksuar nevojën për më shumë koordinim në Bashkimin Evropian. Ajo ka propozuar një sërë masash për të forcuar kujdesin shëndetësor.

"Qëllimi ynë është të mbrojmë shëndetin e qytetarëve evropianë. Pandemia e korona virusit ka theksuar nevojën për më shumë koordinim në BE, sisteme shëndetësore më elastike dhe gatishmëri më të mirë për krizat e ardhshme", tha Von Der Leyen

Tre rregulloret e propozuara i drejtohen Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian, të cilët kanë nevojë për të negociuar dhe miratuar tekstet përfundimtare ligjore.

Sipas rregullores së re mbi kërcënimet serioze shëndetësore ndërkufitare, BE do të jetë në gjendje të miratojë masa të përbashkëta në nivelin Evropian për t'u marrë me krizat ndërkufitare në të ardhmen - për të shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në nivelin e BE.

Ndërsa, dy rregulloret e tjera kanë të bëjnë me forcimin e mandatit të agjencive evropiane - Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Agjencia Evropiane e Barnave

Të fundit