Flash News

Bota

Ursula Von der Leyen fiton mandatin e dytë në krye të Komisionit Europian

Ursula Von der Leyen fiton mandatin e dytë në krye të Komisionit

Ursula Von der Leyen është rizgjedhur si presidente e Komisionit Europian. Duke siguruar kështu një tjetër mandat 5-vjeçar, ajo mori votat e 401 eurodeputetëve të PE. 285 eurdeputetë votuan kundër saj dhe 15 abstenuan. 

Ajo u shpreh gjithashtu kundër atyre që i quajti "demagogë dhe ekstremistë" që "shkatërrojnë mënyrën tonë evropiane të jetesës" dhe premtoi se do të bashkëpunojë me "të gjitha forcat demokratike" në Parlament.

"Pesë vitet e fundit kanë treguar se çfarë mund të bëjmë së bashku. Le ta bëjmë përsëri. Le të bëjmë zgjedhjen e forcës," tha ajo.

Von der Leyen e Partisë Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë, u zgjodh për herë të parë në vitin 2019. Në një fjalim para eurodeputetëve përpara votimit, ajo tha se do të mbështeste mbrojtjen evropiane me rritjen e shpenzimeve ushtarake dhe ishte e përkushtuar për t'iu përmbajtur objektivave klimatike.

Të fundit