Flash News

E-TJERA

Ursula von der Leyen, nis vizitën në Tiranë me fokus reformat dhe investimet në Ballkanin Perëndimor

Ursula von der Leyen, nis vizitën në Tiranë me fokus reformat dhe
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur sot në Tiranë, duke nisur turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo u prit me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.

Vizita e von der Leyen përqendrohet në prezantimin e paketës së Bashkimit Europian për rritje dhe reforma në rajon, që përfshin një ndihmë financiare prej 6 miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo paketë synon të mbështesë zhvillimin ekonomik dhe afrimin e këtyre vendeve me standardet e BE-së.

Pas një takimi me kryeministrin Rama, të dy liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, rreth orës 17:00, von der Leyen dhe Rama do të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Kolegjit të Europës, i pari i këtij lloji jashtë vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Të fundit