Flash News

Bota

Ursula von der Leyen: Vaksinimi në BE nis nesër, po kthejmë faqe në një vit të vështirë

Ursula von der Leyen: Vaksinimi në BE nis nesër, po kthejmë faqe

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sot BE po kthen faqen e një viti të vështirë kur e gjitha bota u gjunjëzua nga pandemia e COVID-19.

Në një reagim në rrjetet sociale, presidentja e KE thotë se vaksinimi në vendet evropiane nis nesër si rruga e vetme për të dalë nga kjo situatë.

“Sot, ne fillojmë të kthejmë faqe në një vit të vështirë. Vaksina COVID19 është shpërndarë në të gjitha vendet e BE-së. Vaksinimi do të fillojë nesër në të gjitha vendet evropaine.

Ditët e vaksinimit janë një moment prekës i unitetit. Vaksinimi është rruga e qëndrueshme për të dalë nga pandemia”, shkruan Ursula von der Leyen në twitter.

Të fundit