Flash News

Bota

Ursula Von der Leyn viziton Bucha-n: Unë jam sot këtu për t'ju thënë se Evropa është në anën tuaj

Ursula Von der Leyn viziton Bucha-n: Unë jam sot këtu për

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vizituar qytetin Buch-s pranë Kievit në Ukrainën veriore. Bucha ishte qyteti ku trupat e civilëve u gjetën të shtrirë në rrugë pas tërheqjes së Rusisë.

Rusia mohon vrasjen e civilëve dhe ka akuzuar Ukrainën për organizimin e vdekjeve për të diskredituar trupat e saj. Megjithatë, ka prova të forta dhe në rritje se krimet e luftës janë kryer nga Rusia.

“Është e paimagjinueshme që ka ndodhur këtu”, tha von der Leyen gjatë vizitës së saj. "Ne kemi parë fytyrën mizore të ushtrisë së Putinit."

Ndërkohë në një postim në Twitter, presidentja Komisionit Evropian shkruan:

Ishte e rëndësishme të filloja vizitën time në Bucha. Sepse në Bucha na u shkatërrua njerëzimi.Mesazhi im për popullin ukrainas: Ata që janë përgjegjës për mizoritë do të dalin para drejtësisë. Lufta juaj është lufta jonë. Unë jam sot në Kiev për t'ju thënë se Evropa është në anën tuaj.

Të fundit