Flash News

Bota

Ushtarët rusë refuzojnë të kthehen në Ukrainë për të luftuar

Ushtarët rusë refuzojnë të kthehen në Ukrainë

Disa trupa ruse po refuzojnë të kthehen për të luftuar në Ukrainë për shkak të përvojave të tyre në vijën e frontit në fillim të pushtimit, sipas avokatëve dhe aktivistëve rusë për të drejtat e njeriut.

BBC ka zhvilluar një intervistë me një nga ushtarët në fjalë.

"Unë nuk dua të kthehem në Ukrainë për të vrarë dhe për t'u vrarë," thotë Sergey (nuk është emri i vërtetë i ushtarit), i cili kaloi pesë javë duke luftuar në Ukrainë në fillim të këtij viti.

Ai tani është në shtëpi në Rusi, pasi ka marrë këshilla ligjore për të shmangur kthimin në vijën e parë. Sergey është vetëm një nga qindra ushtarët rusë që mendohet se kanë kërkuar një këshillë të tillë.

Sergey thotë se është i traumatizuar nga përvoja e tij në Ukrainë. “Kisha menduar se ishim ushtria ruse, më super-duper në botë”, thotë i riu. Në vend të kësaj pritej që ata të operonin edhe pa pajisje elementare, siç janë pajisjet e shikimit të natës, thotë ai.

Sergey iu bashkua ushtrisë si rekrut, shumica e burrave rusë të moshës 18-27 vjeç duhet të kryejnë një vit shërbim të detyrueshëm ushtarak. Por, pas disa muajsh ai mori vendimin për të nënshkruar një kontratë profesionale dyvjeçare e cila do t'i jepte edhe një pagë.

Në janar, Sergey u dërgua pranë kufirit me Ukrainën për ato që i thanë se do të ishin stërvitje ushtarake. Një muaj më vonë, 24 shkurt, ditën kur Rusia filloi pushtimin e saj, atij iu tha të kalonte kufirin. Pothuajse menjëherë njësia e tij u gjend nën sulm.

Të fundit