All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Ushtari ukrainas qëllon me kallashnikov, vret pesë kolegët e tij

All - Paragraf - 1

Ushtari ukrainas qëllon me kallashnikov, vret pesë kolegët e tij

Një ushtar ukrainas hapi zjarr në një fabrikë të hapësirës ajrore, duke lënë pesë të vdekur dhe pesë të plagosur përpara se të ikte me armën e tij, tha të enjten Ministria e Brendshme e Ukrainës.

All - Paragraf - 3

Anëtari i Gardës Kombëtare të Ukrainës "qëlloi me një kallashnikov. Për pasojë kanë mbetur të vrarë pesë persona dhe pesë të tjerë janë plagosur ", tha policia.

Të shtënat ndodhën në një fabrikë të hapësirës ajrore në qytetin lindor të Dnipro. Kompania shtetërore prodhon raketa hapësinore dhe lëshues, por edhe raketa, automjete dhe mjete industriale ose bujqësore.

Një i dyshuar më vonë u arrestua dhe u ndalua për të shtënat, por ministria tha se motivet e krimit nuk dihen ende.

Policia publikoi një fotografi të të dyshuarit, i cili është një ushtar i rekrutuar i lindur në vitin 2001 i quajtur Artemy Ryabchuk.

Sipas Policisë Kombëtare, viktimat janë katër ushtarë të tjerë të Gardës Kombëtare dhe një grua civile.

Të fundit