Flash News

Bota

Ushtria britanike dërgon pajisje ushtarake në Belgjikë, pas ndërhyrjeve me dronë

Ushtria britanike dërgon pajisje ushtarake në Belgjikë, pas

Personeli dhe pajisjet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar po dërgohen në Belgjikë për ta ndihmuar atë të forcojë mbrojtjen e saj pas ndërhyrjeve me dronë në hapësirën e saj ajrore, të dyshuara se janë kryer nga Rusia.

Kreu i ri i ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, Sir Richard Knighton, i tha BBC-së në emisionin Sunday se homologu i tij belg kërkoi ndihmë më parë këtë javë dhe se pajisjet dhe personeli ishin në rrugë e sipër.

Aeroporti kryesor i Belgjikës, Zavantem, u detyrua të mbyllej përkohësisht të enjten në mbrëmje pasi dronë u vunë re aty pranë. Ato u vunë re edhe në vende të tjera, përfshirë një bazë ushtarake.

"Sekretari i mbrojtjes dhe unë ramë dakord që ne do të vendosnim njerëzit dhe pajisjet tona në Belgjikë për t'i ndihmuar ata", i tha ai BBC-së.

Të fundit