Flash News

Bota

Ushtria çeçene i vjen në ndihmë Rusisë, ‘zbarkojnë’ në territorin ukrainas

Ushtria çeçene i vjen në ndihmë Rusisë,
Kreu i Republikës çeçene Ramzan Kadyrov

Udhëheqësi çeçen i Rusisë, Ramzan Kadyrov, deklaroi pak mëparë se forcat çeçene janë dislokuar tashmë në Ukrainë.

Kadyrov, lideri i rajonit rus të Çeçenisë dhe aleat i presidentit rus Vladimir Putin, tha se luftëtarët çeçenë ishin vendosur në Ukrainë dhe u kërkoi ukrainasve të rrëzonin qeverinë e tyre.

Në një video të postuar në internet, Kadyrov mburrej se njësitë çeçene deri më tani nuk kishin pësuar humbje dhe tha se forcat ruse mund të merrnin lehtësisht qytete të mëdha ukrainase duke përfshirë kryeqytetin Kiev, por detyra e tyre ishte të shmangnin humbjet e jetëve.

Putin gjithashtu u bëri thirrje ukrainasve të premten të ngrihen kundër qeverisë së tyre, e cila ai thotë se përbëhet nga "neo-nazistë".

Të fundit