Flash News

Bota

Ushtria e Koresë së Jugut lëshon gabimisht një raketë, alarmohen qytetarët

Ushtria e Koresë së Jugut lëshon gabimisht një raketë,

Ushtria e Koresë së Jugut ka kërkuar ndjesë, pasi lëshoi gabimisht një raketë  gjatë stërvitjes së përbashkët me Shtetet e Bashkuara. Veprimi ndezi alarmin tek banorët në qytetin bregdetar të Gangneung.

Ata raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim dhe kishin parë një zjarr gjatë natës. Por ushtria, e cila ka thënë se nuk kishte viktima, nuk e pranoi incidentin deri shtatë orë më vonë.

Një ditë më patë, Koreja e Veriut që lëshoi ​​një raketë mbi Japoni. Kjo është hera e parë që Pheniani ka lëshuar një raketë mbi Japoni që nga viti 2017, dhe kjo shkaktoi një shfaqje force nga SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut që kryen stërvitje ushtarake.

Seuli dhe Uashingtoni lëshuan gjithashtu një breshëri raketash në detin Lindor, i njohur gjithashtu si deti i Japonisë, midis gadishullit Korean dhe Japonisë.

Ushtria tha gjithashtu se raketa Hyunmoo-2 mbante një kokë lufte, por ajo nuk shpërtheu, dhe kërkoi falje për shqetësimin e krijuar.

Të fundit