Flash News

Bota

Ushtria izraelite shkatërron tunelet nëntokësore të Hamasit

Ushtria izraelite shkatërron tunelet nëntokësore të Hamasit

Ushtria izraelite ka shkatërruar tunelet e Hamasit në zonën Beit Hanoun, në Rripin e Gazës.

IDF njoftoi se një numër i konsiderueshëm i tuneleve të Hamasit në zonë ishin lokalizuar dhe shkatërruar. Hamasi në vitin 2021 pretendoi se kishte ndërtuar 500 kilometra tunele nën Gaza, megjithëse është e paqartë nëse kjo shifër ishte e saktë. Ndërkohë, Izraeli u sulmua me raketa nga jugu dhe veriu të martën.

Sirenat ranë në Ashdod në jug dhe në Galile dhe në lartësitë e Golanit në veri. Pamjet televizive treguan një breshëri raketash të lëshuara nga Gaza në Ashdod dhe komunitetet përreth. 

Të fundit