Flash News

Bota

Ushtria ruse sulmon spitalet, BE dyfishon ndihmën financiare ndaj Ukrainës

Ushtria ruse sulmon spitalet, BE dyfishon ndihmën financiare ndaj

BE do të dyfishojë shumën që po shpenzon për ofrimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën në 1 miliard euro, është njoftuar në një samit të liderëve në Versajë.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se marrëveshja midis 27 liderëve nuk ka qenë e vështirë për t'u siguruar.

“Të gjithë ishin plotësisht të vetëdijshëm se ne duhet të rrisim mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën për të rritur presionin ndaj Rusisë”, tha ai.

Ndërkohë forcat ruse kanë përshkallëzuar sulmet në zonat civile. Në shënjestër të tyre tashmë janë spitalet. Së fundmi kanë goditur një spital psikiatrik në rajonin e Kharkiv.

Guvernatori rajonal tha se numri i viktimave nuk dihet, por se në momentin e sulmit në spital ishin 330 persona.

Të fundit