Flash News

Bota

Ushtria ruse pranë Ukrainës, NATO: Veprim i paprovokuar dhe i pashpjegueshëm!

Ushtria ruse pranë Ukrainës, NATO: Veprim i paprovokuar dhe i

Ministrat e Jashtëm të NATO-s i bënë thirrje Rusisë që të de-përshkallëzojë tensionet ndaj Ukrainës, duke paralajmëruar se ata qëndrojnë në solidaritet me këtë të fundit.

Duke folur nga Riga, Letoni, ku ministrat e jashtëm të NATO-s  u mblodhën ditën e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se grumbullimi i trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas "është i paprovokuar dhe i pashpjegueshëm".

"Ne shohim ndërtimin e ushtrisë ruse, shohim armaturë të rëndë, shohim drone dhe trupa të gatshme për luftim. Rusia duhet të jetë transparente dhe duhet të ulin tensionet dhe të de-përshkallëzojnë”, shtoi ai.

Ai theksoi se megjithëse Ukraina nuk është një aleat i NATO-s, është "një partner shumë i vlerësuar".

"Ne ofrojmë mbështetje, mbështetje politike, praktike. Aleatët ofrojnë trajnime, ngritje kapacitetesh, pajisje dhe jam absolutisht i sigurt se aleatët do të angazhohen dhe rikonfirmojnë mbështetjen e tyre të fortë për Ukrainën gjithashtu gjatë takimit të sotëm", tha ai.

Ndërkohë, Kievi i tha Euroneës se situata përgjatë kufirit të saj dhe kriza e emigrantëve midis Bjellorusisë dhe BE-së janë "absolutisht të lidhura" dhe se Rusia luan një rol.

Përpara takimit të NATO-s, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se Uashingtoni është "shumë i shqetësuar për lëvizjet që kemi parë përgjatë kufirit të Ukrainës. Ne e dimë se Rusia shpesh i kombinon ato përpjekje me përpjekjet e brendshme për të destabilizuar një vend. Kjo është pjesë e librit të lojërave dhe ne po e shikojmë nga afër".

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha se ministrat e NATO-s do t'i dërgojnë së bashku një mesazh të pagabueshëm qeverisë ruse: mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e pandërprerë dhe pavarësia, integriteti territorial dhe sovraniteti i saj nuk janë për diskutim.

Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014, pasi presidenti miqësor i Moskës u përzu nga pushteti nga protestat masive. Javë më vonë, Rusia hodhi peshën e saj pas një kryengritjeje separatiste që shpërtheu në lindje të Ukrainës. Moska thotë se rusët që iu bashkuan separatistëve ishin vullnetarë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha javën e kaluar se shërbimi i inteligjencës së vendit të tij kishte zbuluar plane për një grusht shteti të mbështetur nga Rusia. Rusia mohoi akuzat dhe hodhi poshtë pohimin se po planifikonte të pushtonte Ukrainën.

Burimi: Euronews

Të fundit