Flash News

Bota

Vajza e Alexei Navalny-t drejt hapave të të atit: Jam krenare me babain tim

Vajza e Alexei Navalny-t drejt hapave të të atit: Jam krenare me

Lideri i opizitës ruse Alexei Navalny u raportua i vdekur në një burg të Rrethit Arktik, të premten ai la pas gruan dhe dy fëmijë, vajzën Dasha dhe djalin Zakhar.

Dasha, iu bëri thirrje autoriteteve ruse që të lejojnë hyrjen e një mjeku për të trajtuar babanë e saj në burg, një ditë pasi mjekët paralajmëruan se Navalny është në rrezik për jetën nga dëmtimi i veshkave.

Sipas medieve të huaja, Navalny, një kundërshtar i presidentit rus, njoftoi një grevë urie në fund të muajit mars, në shenjë proteste ndaj asaj që ai tha se iu ishte refuzuar trajtimi i duhur i dhimbjes akute të shpinës dhe këmbës nga autoritetet e burgut.

Lejoni një mjek ta shoh babanë tim”, shkroi vajza e Navalnyt në Twitter, studente në Universitetin e Stanford.

Dasha studion për psikologji dhe është një aktiviste mjaft e njohur në rrjetur në rrjetet sociale që mendohet se do të ndjekë hapat e babait të saj. Ajo ka marrë pjesë në një sërë intervistash ku ka diskutuar për shpresat e saj për të ardhmen e Rusisë. Dasha ka folur disa herë për babain e saj dhe fushatat e tij kundër korrupsionit në Rusi.

 

Të fundit