Flash News

Bota

Vajza e Kim Jong Un shfaqet për herë të parë në publik në lëshimin e raketës së re ndërkontinentale

Vajza e Kim Jong Un shfaqet për herë të parë në publik

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un mbikëqyri lëshimin e "një lloji të ri" të raketës balistike ndërkontinentale të premten, së bashku me vajzën e tij të vogël, ekzistenca e së cilës nuk ishte konfirmuar më parë.

Fotografitë befasuese të publikuara nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) tregojnë Kim dorë për dore me vajzën.

KCNA pretendoi se raketa "e re" që po shihej nga dyshja ishte një Hwasong-17 dhe tha se ajo u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Phenianit, duke fluturuar në një distancë prej 999.2 kilometrash (621 milje).

Japonia paralajmëroi pas lëshimit të premten se raketa e re dukej se kishte rrezen e mundshme për të arritur në territorin e Shteteve të Bashkuara.

Kim tha se testi kishte për qëllim "të demonstronte qartë" aftësinë e vendit të tij për t'iu përgjigjur asaj që ai i quajti "stërvitjet e luftës histerike të agresionit nga armiqtë që kërkojnë të shkatërrojnë paqen dhe stabilitetin në gadishullin Korean", sipas raportit të KCNA.

Të fundit