Flash News

Bota

Vaksina më e re anti-Covid, Novavax rezulton 96% ndaj koronavirusit orgjinal dhe 86% ndaj variantit britanik

Vaksina më e re anti-Covid, Novavax rezulton 96% ndaj koronavirusit
Foto ilustruese

Vaksina më e re anti-Covid, Novavax ka rezultuar 96% efektive kundër koronavirusit origjinal dhe  86% kundrejt variantit britanik në provën që është realizuar në Mbretërinë e Bashkuar

Kjo e çon atë një hap më pranë aprovimit nga rregullatori i BE, raporton Reuters.

Nuk kishte raste të sëmundjeve të rënda ose vdekjeve midis atyre që morën vaksinën, tha kompania.

Në një provë të kryer në Afrikën e Jugut, ku vullnetarët ishin kryesisht të ekspozuar ndaj një varianti tjetër më të ri, më ngjitës që qarkullonte gjerësisht atje dhe që përhapet në të gjithë botën, vaksina Novavax ishte 55% efektive.

Shefi mjekësor i Novavax Filip Dubovsky tha se performanca në Afrikën e Jugut sugjeron se mund të ketë akoma një rast për ta përdorur atë në zonat, ku varianti i Afrikës së Jugut është mbizotërues.

Dubovsky tha se Novavax po planifikon të paraqesë për autorizim nga rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar në fillim të tremujorit të dytë të 2021.

Të fundit