Flash News

Bota

Vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca-s rezultojnë "shumë efektive" kundër variantit indian të Covid-19

Vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca-s rezultojnë "shumë
Foto ilustruese

Vaksinat anti-Covid të prodhuara nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca/Universiteti i Oksfordit janë "shumë të efektshme" kundër variantit indian, sipas një studimi të ri.

Shëndeti Publik i Anglisë (PHE) njoftoi sot se vaksina Pfizer ishte 88 përqind efektive kundër variantit Indian, dy javë pas dozës së dytë. Ndërsa AstraZeneca kishte një normë efikasiteti prej 60 përqind, raporton Euronews.

Këto rezultate tregojnë se mbrojtja ndaj variantit indian është e njëjtë si ndaj atij britanik. PHE tha se ndryshimi në efektivitetin midis dy vaksinave "mund të shpjegohet me faktin se përhapja e dozave të dyta të AstraZeneca ishte më vonë sesa Pfizer dhe se duhet më shumë kohë për të arritur efektivitetin maksimal.

Të fundit