Flash News

Bota

“Vaksinën ta provojnë politikanët”/ Sondazhet në Britani: Shumica e popullatës e gatshme, nëse ajo autorizohet

“Vaksinën ta provojnë politikanët”/ Sondazhet

Vaksina anti-covid është mirëpritur nga britanikët, por për të qenë të bindur në sigurinë e saj, ata kanë kërkuar që fillimisht ta bëjnë politikanët.

Sondazhet e opinionit në Britani tregojnë se 40% e të pyeturve thonë që në fillim vaksinën e Covid-it do duhet ta marrë kryeministri Boris Johnson dhe politikanët e tjerë në vend, për tu bindur se ajo është e sigurt për nga efektet anësore. Gjithashtu pasqyrojnë se tre të katërtat e britanikëve thonë se janë të gatshëm ta bëjnë vaksinën, nëse ajo autorizohet.

Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se vaksinimi masiv i popullsisë do të fillojë në dhjetor, nëse miratohet përdorimi i saj. Britania do hapë 1200 klinika për administrimin e vaksinës. Mbretëria e Bashkuar ka porositur 40 milionë doza vaksinash.

Të fundit