All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Bota

Vaksinimi anti-Covid/ Astra Zeneca do të ndërtojë një fabrikë prodhimi në Gjermani

All - Paragraf - 1

Vaksinimi anti-Covid/ Astra Zeneca do të ndërtojë një

AstraZeneca ka zbuluar planet për të ndërtuar një strukturë të re të prodhimit të vaksinave Covid-19 në partneritet me IDT Biologika në sitin e firmës gjermane Dessau, një lëvizje që synon të përshpejtojë prodhimin dhe të zbusë mosmarrëveshjen me BE mbi furnizimet.

All - Paragraf - 3

IDT Biologika, një nga partnerët e prodhimit të AstraZeneca, siguron shishe qelqi dhe injekton vaksinën e lëngshme, e cila është bërë në vendet e tjera evropiane, përpara se t’i mbyllë dhe t’i hermetojë ato.

Të dy kompanitë thanë se po shqyrtonin mundësitë për të përshpejtuar këtë proces në tremujorin e dytë për të ndihmuar rritjen e përhapjes së vaksinave në Evropë, pas një fillimi të ngadaltë të fushatave të vaksinimit në vendet e BE mes mungesave të furnizimit.

Ata gjithashtu planifikojnë të ndërtojnë deri në pesë bioreaktorë 2,000 litra të aftë për të bërë dhjetëra miliona doza në muaj të vaksinës AstraZeneca Covid-19. Sidoqoftë, objekti i ri nuk do të funksionojë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Fabrika mund të prodhojë edhe vaksina të tjera që kanë një proces të ngjashëm prodhimi.

Pascal Soriot, shefi ekzekutiv i AstraZeneca, tha: “Kjo marrëveshje do të ndihmojë shumë Evropën të ndërtojë një aftësi të pavarur të prodhimit të vaksinave që do ta lejojë atë të përmbushë sfidat e pandemisë aktuale dhe të krijojë kapacitet strategjikr të furnizimit për të ardhmen.”

Njoftimi erdhi pasi presidentja e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u tha eurodeputetëve se BE nuk ishte atje ku donte të ishte me programin e saj të imunizimit. 

AstraZeneca mori një tjetër nxitje të mërkurën pasi shkencëtarët që këshillonin Organizatën Botërore të Shëndetësisë rekomanduan përdorimin e vaksinës së saj tek të rriturit e të gjitha moshave.

Të fundit