Flash News

Bota

Vala e të nxehtit ‘godet’ Evropën, Italia lëshon alarmin e kuq në 10 qytete

Vala e të nxehtit ‘godet’ Evropën, Italia lëshon

Një valë të nxehti po përfshin pjesë të Evropës Jugore dhe Afrikës veriperëndimore, me temperatura rekord që pritet të pasojnë në ditët në vijim.

Temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius në disa pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë.

Në Itali, temperaturat mund të arrijnë deri në 48.8 gradë Celsius. Alarmi i kuq është lëshuar për 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën.

Të martën, një burrë rreth të dyzetave vdiq pasi u rrëzua në veri të Italisë. Mediat italiane raportuan se punëtori 44-vjeçar po pikturonte linjat e kalimit të zebrës në qytetin Lodi, pranë Milanos, para se të rrëzohej nga vapa.

Më shumë se 60,000 njerëz vdiqën në Evropë si pasojë e të nxehtit vitin e kaluar. Frika është se kjo valë e të nxehtit mund të shkaktojë shumë më shumë vdekje këtë verë.

Vala e të nxehtit është një periudhë e motit të nxehtë ku temperaturat janë më të larta se sa priten për periudhën e vitit.

Ekspertët thonë se periudhat e motit jashtëzakonisht të nxehtë po bëhen më të shpeshta dhe ndryshimi i klimës do të thotë se tani është normale të përjetohen temperatura rekord.

Të fundit