Flash News

Bota

Vala e tretë e pandemisë, Italia dhe Gjermania ashpërsojnë kufizimet për udhëtarët

Vala e tretë e pandemisë, Italia dhe Gjermania ashpërsojnë
Foto ilustruese

Italia dhe Gjermania shtrënguan masat për udhëtimin në BE, ndërsa blloku po goditet nga një valë e tretë e Covid-19. Italia ka në plan të vendosë një karantinë pesë-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, thanë të martën burime të ministrisë së shëndetësisë.

Udhëtarëve gjithashtu do t'u kërkohet të bëjnë një test të koronavirusit para se të largohen nga vendi dhe një test tjetër, pasi të ketë përfunduar periudha e karantinës.

Ndërkohë, Gjermania njoftoi të martën se do të forcojë kontrollet e kufirit tokësor për 8 deri në 14 ditët e ardhshme.

"Nuk ka rëndësi nga vini, Polonia, Franca ose Danimarka, të gjithë duhet të presin që të kontrollohen," tha ministri i Brendshëm Horst Seehofer.

Kufizimet e reja të udhëtimit vijnë, ndërsa Evropa goditet rëndë nga një valë e tretë vdekjeprurëse e koronavirusit e nxitur nga varianti britanik.

Rritja e varianteve të reja të koronavirusit në Evropë ka vënë përsëri nën presion zonën e lëvizjes së lirë Shengen muajt e fundit.

Burimi: Euronews

Të fundit