Flash News

Bota

Vala e tretë e pandemisë po përparon me shpejtësi në Evropë, shtetet po detyrohen të ashpërsojnë masat

Vala e tretë e pandemisë po përparon me shpejtësi në
Foto ilustruese

Një valë e tretë e pandemisë po përparon me shpejtësi në pjesën më të madhe të Evropës. Si rezultat, shumë shtete po përballen me rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

Shkalla e infeksionit në BE tani është në nivelin më të lartë që nga fillimi i shkurtit, me përhapjen e varianteve të reja të virusit Covid-19, të cilat kanë ndikim të konsiderushëm në këtë rritje.

Disa vende kanë vendosur të ashpërsojnë masat anti-Covid ditët në vijim. Ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar ka filluar të dalë ngadalë nga izolimi.

Në Itali, kryeministri Mario Draghi tha se "Më shumë se një vit pas fillimit të urgjencës shëndetësore, ne fatkeqësisht po përballemi me një valë të re infeksionesh. Kujtimi i asaj që ndodhi pranverën e kaluar është i gjallë, dhe ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar që ajo të ndodhë përsëri".

Të fundit