Flash News

Bota

Variantet e reja të Covid-19, Fauci: Kemi dy mjete të fuqishme kundër tyre

Variantet e reja të Covid-19, Fauci: Kemi dy mjete të fuqishme

Variantet e Covid-19 po kërcënojnë të shkaktojnë një rritje tjetër të inkeftimeve paralajmëruan zyrtarët e shëndetësisë të mërkurën, dhe tani është më e rëndësishme se kurrë për amerikanët të vazhdojnë të praktikojnë masa sigurie që punojnë kundër përhapjes së virusit.

“Përhapja e vazhdueshme e varianteve që janë më të transmetueshme mund të rrezikojë progresin që kemi bërë në muajin e fundit,” tha Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dr. Rochelle Walensky gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

Por duke ulur rastet, SHBA-ja do të japë më pak mundësi për përhapjen e varianteve dhe më pak mundësi për shfaqjen e varianteve të reja. Është një paralajmërim që është përsëritur nga ekspertë të shumtë kohët e fundit, ndërsa numri i rasteve të ndryshme të vendit vazhdon të rritet ndërsa më shumë udhëheqës shtetërorë po zgjedhin të heqin kufizimet e Covid-19.

Ndër llojet më shqetësuese është varianti shumë ngjitës B.1.1.7, i identifikuar së pari në Mbretërinë e Bashkuar, që CDC ka paralajmëruar më parë se mund të bëhet variant mbizotërues në mars. Agjencia ka raportuar më shumë se 1,270 raste të variantit në 41 shtete dhe Uashington, DC.

Por SH.B.A. ka dy mjete të fuqishme që mund të ndihmojnë kundër përhapjes së saj dhe të lëvizin vendin më tej nga tuneli i pandemisë, tha Dr. Anthony Fauci për CNN të mërkurën në mbrëmje.

 “Dy mënyrat se si ne mund t’i kundërvihemi asaj është një, të vazhdojmë me ndërhyrjet në shëndetin publik për të cilat flasim gjatë gjithë kohës dhe dy, të vaksinojmë sa më shumë njerëz sa më shpejt që të mundemi ndërsa mbajmë masat e shëndetit publik,” tha ai.

Kjo përfshin mbajtjen emaskave, distancimin shoqëror, qëndrimin larg zonave të mbushura me njerëz dhe larjen e rregullt të duarve.

Të fundit