Flash News

Bota

Varianti Delta do të përbëjë 90% të rasteve me Covid-19 deri në fund të gushtit në Evropë

Varianti Delta do të përbëjë 90% të rasteve me Covid-19
Foto ilustruese

Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, mund të përbëjë 90% të infeksioneve të reja të Covid-19 në Evropë deri në fund të gushtit, tha të mërkurën agjencia e BE-së për kontrollin e sëmundjeve.

Varianti, i cili e ka origjinën në Indi, është konsideruar "shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe tani është përhapur në më shumë se 60 vende të botës. Ai është vlerësuar të jetë 40-60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, i zbuluar për herë të parë në Angli.

Gjithashtu mund të shoqërohet me numër të më lartë të të hospitalizuarëve. Provat sugjerojnë që njerëzit që kanë marrë vetëm një dozë janë më pak të mbrojtur ndaj tij sesa ndaj çdo varianti tjetër, pavarësisht nga lloji i vaksinës. Vaksinimi i plotë, sidoqoftë, siguron mbrojtje gati ekuivalente ndaj variantit Delta.

Në MB, varianti Delta përbën tashmë më shumë se 90% të rasteve të reja me Covid-19 dhe ka çuar në një rritje të infeksioneve, pavarësisht shkallës së lartë të vaksinimit. Kjo e detyroi qeverinë të vonojë një lehtësim të planifikuar të kufizimeve në Angli me katër javë.

Burimi: Euronews

Të fundit