Flash News

Bota

Varianti Delta/ Rusia do të rivaksinojë qytetarët, Europa vendos kushte për hyrjen në restorante dhe klube nate

Varianti Delta/ Rusia do të rivaksinojë qytetarët, Europa vendos

Rusia do të nisë rivaksinimet nga frika e shkaktuar nga varianti Delta i Covid-19. Ministria e Shëndetësisë rekomandoi që të fillojë administrimi i dozave përforcuese për njerëzit e vaksinuar gjashtë muaj më parë ose më shumë, duke e bërë Rusinë një nga vendet e para që aplikon këtë praktikë.

Ndërkohë, miliona banorë të Moskës tani duhet të tregojnë prova të vaksinimit ose shërimit që të lejohen të hyjnë në bare dhe restorante.

Ndërkohë shumë shtete të Europës po lehtësojnë masat kufizuese. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i OBSH-së iu tha gazetarëve: "Ne jemi në një periudhë shumë të rrezikshme të kësaj pandemie. Në vendet me numër të vogël të të vaksinuarëve, skenat e tmerrshme të spitaleve të tejmbushura po rikthehen.

Pvarësisht rritjes së infeksioneve, në Barcelonë kanë nisur festat dhe aktivitetet, që frekuentohen kryesisht nga të rinjtë. Në Austri, klubet e natës janë hapur dhe ora policore është hequr.

Rregulli i vetëm që mbetet është që, ata që hyjnë në një klub nate ose në restorant duhet të tregojnë prova se kanë marrë të paktën një dozë vaksine para më tre javëve, që janë rikuperuar nga koronavirusi ose kanë dalë negativ.

Burimi: Euronews

Të fundit