Flash News

Bota

Varianti i ri i Covid-19, Irlanda do të kthehet në bllokim të plotë për të paktën një muaj

Varianti i ri i Covid-19, Irlanda do të kthehet në bllokim të

Irlanda do to kthehet një bllokimi të plotë për "të paktën" një muaj,  fillimisht deri më 31 janar - në një përpjekje për të marrë nën kontroll situatën krijuar nga Covid-19, njoftoi Kryeministri Irlandez (Taoiseach) Micheál Martin.

Kufizimet e "Nivelit 5", të cilat do të hyjnë në fuqi duke filluar nga nesër, 31 Dhjetor, përfshijnë një ndalim të vizitave në shtëpi dhe mbylljen e dyqaneve jo thelbësore. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri më 11 janar, shkruan CNN

Martin e përshkroi situatën si "jashtëzakonisht të rëndë".

"Me praninë e llojit të ri dhe numrave në rritje, kjo është një kohë që na duhet të përdorim frenat për lëvizjen dhe ndërveprimin fizik në të gjithë vendin," tha Martin.

"Ju duhet të qëndroni në shtëpi përveç për udhëtime për punë, arsim ose qëllime të tjera thelbësore, ose për të ushtruar vrap brenda 5 km nga shtëpia," shtoi ai.

Të fundit