Flash News

Bota

Varianti i ri i Covid-19/ ‘Omicron’ po përhapet gjerësisht në botë

Varianti i ri i Covid-19/ ‘Omicron’ po përhapet gjerësisht

Varianti i ri i koronavirusit, i emëruar Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika, ku për herë të parë u identifikua ky variant.

Omicron besohet se është më infektues se variantet paraprake, edhe pse ekspertët ende nuk e dinë nëse ky variant shkakton sëmundje më të rëndë.

Më 26 nëntor, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Omicron, që fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut, ishte “variant shqetësues”.

Zyrtarët në Afrikën e Jugut kanë thënë se 90 për qind e rasteve të reja janë me varaintin Omicron, që ka numër të madh të mutacioneve.

Raste me Omicron kanë regjistruar edhe Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Belgjika, Danimarka, Botsvana, Izraeli, Australia, Hong Kongu dhe Çekia. Ndërkaq, Austria është duke hetuar raste të dyshuara me këtë variant.

Më 27 nëntor, kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi se të gjithë personat që do të hyjnë në shtet duhet t’i nënshtrohen testit PCR për koronavirus dhe derisa të dalin negativë, duhet të vetizolohen. Po ashtu, të gjithë personat që janë raste kontakti të të infektuarve me Omicron, duhet të izolohen për dhjetë ditë.

Edhe Shtetet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur kufizime në udhëtimet nga shtetet në jug të Afrikës, me qëllim që të frenojnë përhapjen e variantit Omicron./ REL

Të fundit