Flash News

Bota

Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut: Pësoi goditje në tru

Vatikani zbulon shkakun e vdekjes së Papa Françeskut: Pësoi

Sipas një deklarate të Vatikanit, Papa Françesku ka ndërruar jetë pas një goditjeje në tru. Lajmi erdhi rreth 12 orë pas njoftimit të parë për vdekjen e Papës, i cili ka luftuar për vite me radhë me probleme të rënda shëndetësore.

Papa Françesku vuajti nga sëmundje kronike të mushkërive, të cilat u përkeqësuan ndjeshëm gjatë viteve të fundit të jetës së tij. Në shkurt të këtij viti, ai u shtrua urgjentisht në spitalin Gemelli për një krizë respiratore që u shndërrua në pneumoni të dyfishtë. Pas një periudhe të vështirë në reanimacion, gjendja e tij u stabilizua, por ndihma mjekësore nuk mundi ta shpëtonte nga goditja fatale në tru që e mori jetën.

Papa Françesku, i cili shërbeu si kreu i Kishës Katolike për më shumë se një dekadë, do të mbahet mend për ndikimin e tij të thellë në përpjekjet për të sjellë ndryshime në Kishën Katolike dhe shoqërinë globale.

Të fundit