Flash News

Bota

Vazhdojnë bombardimet në Rripin e Gazës, më të fuqishmet që prej 2014-ës; dhjetra viktima gjatë orëve të fundit

Vazhdojnë bombardimet në Rripin e Gazës, më të
Foto ilustruese

Ushtria izraelite ka vazhduar bombardimet e saj në Rripin e Gazës, mëngjesin e së mërkurës. Sulmet që janë zhvilluar gjatë natës dhe ditës së djeshme, ishin më intesivet që nga bombardimet në 2014, raporton AL Jazzera.

Autoritetet shëndetësore në Gaza thanë të paktën 36 palestinezë, 10 prej tyre fëmijë u vranë mbrëmjen e së hënës, pasi Hamasi lëshoi ​​raketa nga territori bregdetar drejt Izraelit. Ndërkohë, të paktën 250 të tjerë u plagosën. Në Izrael janë vrarë të paktën pesë njerëz, gjatë orëve të fundit. Hamasi tha se po vepron për të mbrojtur xhaminë Al-Aqsa të Jerusalemit nga “agresioni” i Izraelit.

Ditëve të fundit, në zonën ku ndodhet kjo xhami, që është një vend i shenjtë si për myslimanët, ashtu edhe për hebrenjtë, kanë ndodhur përplasje të rënda midis policisë izraelite dhe palestinezëve, nga të cilat dhjetra njerëz kanë humbur jetën dhe  qindra të tjerë janë plagosur.

Të fundit