Flash News

Bota

Vdekja e 27-vjeçarit gjatë trazirave, arrestohen 5 oficerë policie në Marsejë

Vdekja e 27-vjeçarit gjatë trazirave, arrestohen 5 oficerë

Pesë oficerë policie të Marsejës janë arrestuar për t'u marrë në pyetje lidhur me vdekjen e një 27-vjeçari gjatë trazirave në qytetin francez më 1 korrik.

Ata ishin në mesin e 20 anëtarëve të njësisë taktike elitare Raid gjatë trazirave kombëtare pas vrasjes së një adoleshenti në periferi të Parisit më 27 qershor.

Prokurori tha se Bendris kishte vdekur pas një goditjeje të dhunshme në kraharor të shkaktuar nga një predhë e tipit flash-top, një armë e policisë, që i shkaktoi atë në arrest kardiak.

Qendra e Marsejës shpërtheu në trazira dhe plaçkitje në fund të qershorit dhe korrikut, pas vdekjes së 17-vjeçarit Nahel Merzouk në Paris.

Të fundit