Flash News

Bota

Vdekja e Alexei Navalny në burg, protesta dhe homazhe në mbarë botën

Vdekja e Alexei Navalny në burg, protesta dhe homazhe në mbarë

Vdekja e Alexei Navalny në një burg rus ka nxitur protesta dhe homazhe në mbarë botën.

Mbështetësit e aktivistit politik 47-vjeçar u mblodhën jashtë ambasadave ruse dhe vendeve të tjera në qytetet kryesore anembanë globit, duke përfshirë Londrën, Parisin, Gjenevën dhe Nju Jorkun.

Në Berlin, turma të mëdha bërtisnin "Putini në Hagë" dhe jashtë ambasadës së Rusisë në Londër, protestuesit mbanin pankarta ku thuhej "Navalny është heroi ynë".

Vdekja e Alexei Navalny në burg, protesta dhe homazhe në mbarë

Më shumë se 100 njerëz qëndruan para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ku mbajtën portretet e Navalny dhe vendosën lule.

Protesta pati edhe në Rusi.

Vdekja e Alexei Navalny në burg, protesta dhe homazhe në mbarë

Imazhet në mediat sociale treguan grupe njerëzish që vendosnin lule në memorialet e improvizuara në Moskë dhe Shën Petersburg.

Më shumë se 100 persona raportohet se janë arrestuar në qytetet ruse.

Të fundit