Flash News

Bota

Vdekja e mbretëreshës Elizabeth ll, ngjarjet që u anuluan në Britani

Vdekja e mbretëreshës Elizabeth ll, ngjarjet që u anuluan në

Vdekja e mbretëreshës Elizabeth ll ka tronditur Britaninë e Madhe, e cila do të jetë në zi për 10 ditë. BBC rendit disa nga ngjarjet që janë anuluar.

Ndeshjet sportive të planifikuara për sot janë anuluar, duke përfshirë sfidat në Ligën e Futbollit Anglez dhe Ligën e Futbollit të Irlandës së Veriut, por një vendim ende nuk është marrë për ndeshjet e Premier League dhe Football League të fundjavës.

Garat me kuaj u ndërprenë, ndërsa loja e së premtes në ndeshjen mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut u anulua.

Në golf nuk do të ketë ndeshje gjatë ditës së sotme, ndërsa faza e gjashtë e garës së çiklizmit në Tour of Britain nuk do të vazhdojë.

Shfaqjet teatrore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pritet të vazhdojnë, duke mbajtur një minutë heshtje. Ceremonia e ndarjes së çmimit Mercury Music Prize u anulua të enjten në mbrëmje.

Dhe festivali i muzikës klasike me famë botërore BBC Proms nuk do të jetë sot dhe nësër, si shenjë respekti për Mbretëreshën.

Të fundit