Flash News

Bota

Vdekja e Navalny-t, reagon BE: Përgjegjës regjimi rus, lufta për liri nuk mbaron

Vdekja e Navalny-t, reagon BE: Përgjegjës regjimi rus, lufta për

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vdekjes së liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili ndodhej në burg.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, përmes një postimi në platformën “X”, shkruan se Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracinë, ndërsa bëri përgjegjës regjimin rus.

Michel e mbyll postimin me shprehjen: “Luftëtarët vdesin. Por lufta për #liri nuk mbaron kurrë.”

“Aleksei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit.

BE-ja e konsideron regjimin rus si përgjegjës të vetëm për këtë vdekje tragjike.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij. Dhe atyre që luftojnë për demokraci në mbarë botën në kushtet më të errëta.

Luftëtarët vdesin. Por lufta për #liri nuk mbaron kurrë”, shkruan Michel.

Të fundit