Flash News

Bota

Vdekja e zyrtarëve të lartë të Ukrainës, cili ishte destinacioni i tyre

Vdekja e zyrtarëve të lartë të Ukrainës, cili ishte

Mësohet se zyrtarët ukrainas që humbën jetën si pasojë e rrëzimit të avionit ishin rrugës për në qytetin lindor të Kharkiv.

Shefi i policisë së Kharkiv, Volodymyr Tymoshko tha: "Sot do t'i takoja dhe do t'u shtrëngoja duart... Nuk do të shihja vetëm udhëheqës, jo, miq që i respektoja dhe mezi prisja t'i shihja. Dje dhe sot fola me të gjithë ata që ishin në bord, pasi fola me ta u nisa për t'i takuar.

Të paktën 18 persona humbën jetën pasi helikopteri u rrëzua pranë një çerdhe në Brovary, në periferi të Kiev. Presidenti Volodymyr Zelensky e përshkroi si një "mëngjes të zi" për Ukrainën

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal urdhëroi ngritjen e një komiteti të posaçëm për të hetuar shkakun e rrëzimit.

 

Të fundit