Flash News

Bota

Vdes filantropi amerikan Eli Broad, dhuroi 6.9 miliardë dollarë në shërbim të qytetarëve  

Vdes filantropi amerikan Eli Broad, dhuroi 6.9 miliardë dollarë

Filantropi amerikan Eli Broad, i cili përdori pasurinë e tij për të formuar peisazhin kulturor të Los Anxhelesit duke luajtur një rol qendror në ndërtimin e institucioneve të tilla si Walt Disney, Salla e Koncerteve dhe Muzeun e Artit Bashkëkohor, vdiq në moshën 87-vjeçare.

”Broad vdiq në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai”, u shpreh një zëdhënës i tij, pa dhënë detaje rreth shkakut të vdekjes, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas ”Forbes” ai shpenzoi 6,9 miliardë dollarë për një sërë projektesh ambicioze civile.

"Ne bashkohemi me qytetin e Los Angelos për të mbajtur zi për humbjen e Eli Broad. Qyteti dhe kombi kanë humbur një ikonë”, thanë në një deklaratë shefi i ”Los Angeles Times”, Patrick Soon-Shiong dhe bashkëshortja Michele.

“Historia e jetës së Elit është një frymëzim dhe një dëshmi e mundësive që ka Amerika”, u shprehën më tej ata.

“Mbështetja dhe udhëheqja e Broad për institucionet kulturore kanë qenë transformuese”, tha çifti.

Broad shpenzoi miliona dolarë për të pajisur programe kërkimore mjekësore dhe shkencore duke përfshirë qendrat kërkimore të qelizave burimore në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelesit, University of California Southern, UC San Francisco dhe Harvardit.

Të fundit