Flash News
Dhunoi për vdekje Egli Progën, Apeli lë në burg Denis Meçen
Policia apel qytetarëve: Kujdes nga aplikacioni “PLINKO”, skemë mashtrimi
Qeveria bën gati kompleksin e kullave për administratën
SPAK nis hetimet ndaj oficeres së policisë, mori 1 mijë euro ryshfet për të pushuar një çështje penale
Hetimi i SPAK për identifikimin biometrik, Celibashi: Kam zero shqetësim
Vdes në burg ish-agjenti i FBI, shërbeu si spiun i Moskës në kohën e Bashkimit Sovjetik
Robert Hanssen, një ish-agjent i FBI-së, i cili mori më shumë se 1.4 milionë dollarë para në dorë dhe diamante për të tregtuar sekrete me Moskën, në një nga rastet më famëkeqe të spiunazhit në historinë amerikane, vdiq të hënën në burg.
79-vjeçari u gjet i papërgjegjshëm në qelinë e tij në një burg federal në Firence, Kolorado, dhe më vonë u shpall i vdekur, thanë zyrtarët e burgut. Ai besohet të ketë vdekur për shkaqe natyrore, sipas një personi të njohur me këtë çështje për Associated Press. Personi nuk ishte i autorizuar të diskutonte publikisht detajet e vdekjes së Hanssen dhe foli në kushte anonimiteti.
Hanssen kishte shpalosur një mori informacionesh rreth mbledhjes së inteligjencës amerikane, duke përfshirë detaje të gjera se si zyrtarët amerikanë kishin përgjuar operacionet e spiunazhit rus, të paktën që nga viti 1985.
Ai besohej se ishte pjesërisht përgjegjës për vdekjen e të paktën tre oficerëve sovjetikë që punonin për inteligjencën amerikane dhe u ekzekutuan pasi u ekspozuan.
Hanseen mori më shumë se 1.4 milion dollarë në para, fonde bankare, diamante dhe ora Rolex në këmbim të ofrimit të informacionit shumë të klasifikuar të sigurisë kombëtare për Bashkimin Sovjetik dhe më vonë Rusinë.
Hanssen më vonë do të thoshte se ai ishte i motivuar nga paratë dhe jo nga ideologjia, por një letër e shkruar për mbajtësit e tij sovjetikë në 1985 shpjegon se një shpërblim i madh mund të kishte shkaktuar komplikime, sepse ai nuk mund ta shpenzonte pa ndezur këmbanat e paralajmërimit.