Flash News

Bota

Vdes në moshën 49-vjeçare “Joe hidrauliku”, u bë i famshëm gjatë fushatës së Obamës në 2008-ën

Vdes në moshën 49-vjeçare “Joe hidrauliku”, u

Samuel Joseph Wurzelbacher, i njohur si “Joe hidrauliku”, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga kanceri i pankreasit.

Samuel u bë i famshëm 15 vite më parë kur gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2008 në SHBA kur zhvilloi një debat me kandidatin e atëhershëm demokrat, Barack Obama, gjatë fushatës në Toledo, Ohio.

Wurzelbacher e pyeti Obamën nëse do të paguante më shumë taksa nëse demokrati fitonte dhe Obama, në atë kohë një senator amerikan nga Illinois, pranoi se mund ta bënte.

“Fillimisht, fillova ta pyesja nëse ai besonte në ëndrrën amerikane dhe ai tha se po, ai po – dhe më pas vazhdova ta pyesja atë, më pas, pse po më penalizon për përpjekjen për ta përmbushur atë”, deklaronte Wurzelbacher asokohe.

“Joe” kaloi nga puna si hidraulik në periferi të Toledos, Ohio, në jetën e një sensacioni mediatik. Ditë më vonë, kundërshtari republikan i Obamës, senatori amerikan John Mçain, përmendi vazhdimisht "Joe hidraulikun" në një debat presidencial.

Wurzelbacher vazhdoi fushatën me Mçain dhe kandidaten e tij, guvernatoren e Alaskës, Sarah Palin, por më vonë ai e kritikoi Mçain në librin e tij dhe tha se nuk e donte atë si kandidaturën presidenciale.

Të fundit