Flash News

Bota

Vdiq në burg, pse nuk po i dorëzohet familjes trupi u Alexei Navalny

Vdiq në burg, pse nuk po i dorëzohet familjes trupi u Alexei Navalny

Ekipi i Alexei Navalny ka pretenduar se trupi i tij po mbahet qëllimisht nga qeveria ruse.

Zëdhënësja e Navalny-t, Kira Yarmysh, i tha BBC-së ekipi i Navalny-t beson se Vladimir Putin urdhëroi vdekjen e aktivistit, i cili ishte kritiku më i famshëm i presidentit rus.

Ajo ka thënë: “Ne e dimë me siguri se nuk ishte vetëm një vdekje, ishte një vrasje. Ata po mundohen të mbulojnë gjurmët, prandaj nuk po ia japin trupin familjes së tij dhe për këtë vetëm po e fshehin prej tyre”.

Yarmysh tha se nuk e di se ku është trupi dhe kur do t'i jepet familjes së Navalny.

Ajo ka shpjeguar se sipas ligjeve ruse, trupi i një të burgosuri duhet t'u jepet të afërmve brenda dy ditëve pas vdekjes.

 Sakaq, hetuesit rusë kanë thënë se trupi i Navalny nuk do t'i dorëzohet familjes së tij derisa të përfundojë një hetim, sipas zëdhënëses së aktivistit Kira Yarmysh.

Të fundit