Flash News

Bota

Vendet e BE-së dhurojnë gjeneratorë për të ndihmuar Ukrainën të kalojë dimrin

Vendet e BE-së dhurojnë gjeneratorë për të ndihmuar

Një numër vendesh të Bashkimit Evropian thanë se do t'i dhurojnë gjeneratorë energjie Ukrainës për të ndihmuar vendin të ketë ngrohje për dimër.

Franca ka njoftuar se do të dërgojë 100 gjeneratorë me fuqi të lartë në Ukrainë “pasi Rusia dëshiron ta kthejë dimrin një armë lufte”, shkroi të premten ministrja e Jashtme franceze Catherine Colonna.

Kryetari i Bashkisë së Pragës Zdeněk Hřib njoftoi se Republika Çeke do të dhurojë gjithashtu gjeneratorë të energjisë në Ukrainë.

Hřib tha se paketa do të përfshijë 626 ngrohës, me 400 për Kiev dhe 226 për Mykolaiv, së bashku me pajisje të tjera.

Ambasadori i Letonisë në Ukrainë, Oleksandr Mishchenko, njoftoi në Facebook se kryeqyteti i Rigës kishte dhuruar 84 gjeneratorë për Kievin.

Premtimet e reja vijnë pasi BE-ja nisi të mërkurën nismën e saj "Gjeneruesit e Shpresës", ku një rrjet prej më shumë se 200 qytetesh të mëdha evropiane synon të sigurojë energji për objektet thelbësore në Ukrainë.

 

Të fundit