Flash News

Bota

Vendet pro Rusisë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës paralajmëron: Ata që nuk na mbështesin do mbajnë përgjegjësi

Vendet pro Rusisë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës

Dmytro Kuleba ka bërë një paralajmërim se vendet që nuk mbështetin Ukrainën do të mbajnë përgjegjësi në përfundim të luftës.

Në një intervistë për televizionin “BBC”, Ministri i Jashtëm i Ukrainës u shpreh se nga zgjedhja që do të bëjë çdo komb pas pushtimit nga Rusia, do të shikohen sesi do të ndërtohen marrëdhëniet.

“Nëse dikush në botë mendon se mënyra se si u soll ky apo ai vend, ose se si trajtuan Ukrainën në momentin më të errët të historisë së saj, nuk do të merret parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të mëvonshme, këta njerëz thjesht nuk e dinë se si funksionon diplomacia”, tha ai.

Kuleba paralajmëroi gjithashtu se vonesat në dërgesat e armëve nga vendet perëndimorë do kushtonin jetë ukrainasve.

Edhe pse Ukraina ka marrë mbështetje ushtarake dhe ekonomike nga fuqitë perëndimore që nga pushtimi rus, shumë vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut kanë qëndruar mënjanë.

Disa mbështesin Moskën, disa janë të shqetësuar për kostot ekonomike të luftës dhe të tjerë besojnë se Perëndimi po i zgjat luftimet në mënyrë të panevojshme.

Të fundit