Flash News

Bota

Vendosja e armëve bërthamore në Bjellorusi, opozita: Lukashenko sponsor i terrorizmit, cënohet siguria

Vendosja e armëve bërthamore në Bjellorusi, opozita: Lukashenko

Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya ka thënë se vendimi i Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në vendin e saj synon të nënshtrojë Bjellorusisë dhe të shkelë Kushtetutën e saj.

“Kjo cënon sigurinë ndërkombëtare dhe natyrisht, është kundër vullnetit të popullit. Ne nuk jemi një vend bërthamor dhe nuk duam të vendosim armë bërthamore në shtetin tonë”, tha Tsikhanouskaya.

Ajo e quajti udhëheqësin bjellorus Alexandër Lukashenko bashkëpunëtor në luftë dhe njeriu që përmbush të gjitha urdhrat e Vladimir Putinir. Tsikhanouskaya deklaroi se Lukashenko nuk mund të marrë meritën që trupat bjelloruse nuk janë dërguar në Ukrainë.

“Është rezultat i një thirrjeje të qytetarëve të Bjellorusisë që janë kundër kësaj lufte dhe ushtarëve tanë që nuk kanë ndjesi anti-ukrainase. Ata nuk duan të vrasin apo të vriten në fushëbetejë për ambiciet e këtyre dy liderëve”, vazhdoi ajo.

Sipas saj, Lukashenko është përgjegjës për krimet e agresionit kundër Ukrainës dhe duhet të quhet sponsor i terrorizmit.

Vendosja e armëve bërthamore në Bjellorusi, opozita: Lukashenko
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya

Të fundit