Flash News

Bota

Veterani i ushtrisë amerikane vret gruan dhe dy fëmijët, një prej tyre ishte adoptuar në Shqipëri

Veterani i ushtrisë amerikane vret gruan dhe dy fëmijët, një

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Colorado të SHBA. Një 55-vjeçar, veteran i ushtrisë amerikane vrau gruan, dy fëmijët e tyre, e më pas edhe veten.

Ngjarja tragjike është shënuar në shtëpinë e familjes në El Paso, raportojnë mediat amerikane.

Sipas tyre. 55-vjeçari Christof Kreb, mendohet se vrau gruan e tij me të cilën kishte 26 vjet martesë, Yvette Siegert-Kreb, 50-vjeçe dhe dy fëmijët e tyre Felicity Kreb, 13 vjeçe dhe Barrett Kreb, 9 vjeç. Ky i fundit, sipas mediave amerikane ishte me origjinë shqiptare dhe raportohet se ishte adoptuar nga familja Kreb.

 Çifti mësohet se kishin 8 fëmijë, 5 prej të cilëve të adoptuar. 9-vjeçari Barrett ishte adoptuar në Shqipëri, kurse motra e tij e cila po ashtu mbeti e vrarë, ishte adoptuar në Kinë.

Shkaqet e krimit mbeten ende të paqarta.

 

 

Të fundit