Flash News

Bota

Video/ Aksident i rëndë në Spanjë, rrëzohet teleferiku në një resort skijimi, 17 të plagosur

Video/ Aksident i rëndë në Spanjë, rrëzohet teleferiku
Një aksident tragjik ka ndodhur sot në resortin e skijimit Astun, Spanjë, ku një teleferik është rrëzuar, duke lënë të plagosur 17 persona. Sipas autoriteteve, një grua është në gjendje kritike dhe është transportuar me helikopter në spitalin më të afërt.

Operacionet e shpëtimit të udhëhequra nga Mbrojtja Civile Spanjolle janë në zhvillim e sipër, me gjithsej katër helikopterë të mobilizuar për të transportuar të plagosurit dhe për të siguruar evakuimin nga zona.

Pamjet e shpërndara nga vendngjarja tregojnë dëmtime në një nga kabllot e funksionimit të teleferikut, çka dyshohet të jetë shkaku i aksidentit. Për pasojë, qendra e skijimit, e cila ishte e mbushur plot me vizitorë, është mbyllur.

I tronditur nga ngjarja, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaroi se ka biseduar me guvernatorin e rajonit të Aragonit për të koordinuar ndihmën e nevojshme nga qeveria qendrore. "Prioriteti ynë është siguria dhe shëndeti i të lënduarve," theksoi Sánchez.

Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e aksidentit, ndërsa situata mbetet e tensionuar në resort.

Të fundit