Flash News

Bota

Video/ Biden “godet” sërish: Putini po humbet luftën në Irak

Video/ Biden “godet” sërish: Putini po humbet luftën

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka goditur sërish, kësaj radhe ka ngatërruar Ukrainën me Irakun.

I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë përpara se të nisej për një udhëtim në Çikago nëse Putini tani ishte dobësuar, Biden u përgjigj: "Është e vështirë të thuhet, por ai po e humb qartë luftën në Irak".

Presidenti rus tani është "një pabesi në të gjithë planetin", shtoi ai, duke thënë se "po e humb luftën edhe brenda vendit të tij.

Ndërkohë tre javë më parë Biden ju drejtua gabimisht kryeministrit britanik Rishi Sunak, duke e quajtur "Zoti president". 

Kryeministri britanik është një nga të preferuarit e Biden për të lënë gafa, në takimin e parë pasi Sunak ishte zgjedhur në krye të qeverisë.

Biden u përpoq të shqiptonte saktë emrin e Rishi Sunak gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë në festivalin hindu të Diëali, por disa shkronja i rrëshkitën.

Rashi Sanuk është tani kryeministër”, tha Joe Biden entuziast teksa audienca kuptoi se ishte një gabim.

Të fundit