Flash News

Bota

Video/ Debat televiziv me kallashnikov, talebanët e armatosur rrethojnë prezantuesin gjatë intervistës

Video/ Debat televiziv me kallashnikov, talebanët e armatosur

Një debat televiziv në Afganistan nuk ngjan aspak me termin të cilit i referohemi. Me ardhjen e talebanëve në pushtet, dukshëm gjithçka ka pësuar një ndryshim rrënjësor.

Mediat e huaja, kanë publikuar videon e një emisioni televiziv ku talebanët e armatosur rrethpojnë drejtuesin e saj. Videoja është bërë virale dhe komentet kanë qenë të shumta.

“Me luftëtarët e armatosur talebanë që qëndrojnë prapa tij, prezantuesi i programit të debatit politik të TV -së Afgane thotë se Emirati Islamik (emri i preferuar i talebanëve) dëshiron që publiku të "bashkëpunojë me të dhe nuk duhet të ketë frikë".

Programi quhet Pardaz. Në këtë video më të gjatë, prezantuesi interviston një luftëtar talebanë i cili me sa duket tejkalon pjesën tjetër në studio. Prezantuesi kalon nga Dari në Pashto, gjë që për fat të keq nuk mund flas”, shkruan gazetari i BBC News, Kian Sharifi.

Vetëm një ditë e ndan Kabulin nga përfundimi i operacioneve të evakuimit. Të enjten një sulm i fuqishëm terrorist shpërtheu mbi aeroportin e Kabulit duke shkaktuar afro 170 viktima, mes  tyre gra e fëmijë.

ISIS pranoi përgjegjësinë e sulmit, ndërsa nuk vonoi as përgjigjia e SHBA-së. Amerikanët goditën me dron një nga liderët e ISIS.

Ndërsa një ditë më parë trupat amerikane hodhën në erë një nga bazat e CIA-s në Kabul, me qëllim që talebanët pas largimit të amerikanëve, mos të merrnin në dorë pajisjet e inteligjencës me të cilat u stërvitën afganët.

 

 

Të fundit