Bota

Video/ I izoluar në një "kuti plastike", presidenti çek dekreton kryeministrin e ri

Video/ I izoluar në një "kuti plastike", presidenti

Udhëheqësi i opozitës së qendrës së djathtë çeke Petr Fiala është emëruar si kryeministri i ri i vendit, pasi zgjedhjet legjislative të tetorit rrëzuan miliarderin Andrej Babis.

Presidenti Milos Zeman, i cili është në një karrige me rrota dhe vuan nga COVID-19, drejtoi ceremoninë e pazakontë nga rezidenca e tij në Pragë, e mbrojtur nga një pengesë plastike.

“Jam i bindur se së shpejti do të kemi një qeveri të fortë dhe të qëndrueshme”, tha Fiala.

Partia e Fialës u bashkua me një koalicion liberal të qendrës së majtë të përbërë nga Partia Pirate dhe STAN - një grup kryebashkiakësh dhe kandidatësh të pavarur - i cili doli në vendin e tretë në zgjedhje.

Kreu i shtetit doli nga spitali të enjten pasi u shtrua në 10 tetor, por u desh të kthehej me urgjencë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Të fundit