Flash News

Bota

Video/ Me të shtëna armësh dhe fishekzjarre, talebanët festojnë rikthimin pas 20 vitesh në Afganistan

Video/ Me të shtëna armësh dhe fishekzjarre, talebanët
Në foto/ Militantët talebanë

Trupat ushtarake të SHBA-së përfunduan dje operacionin e evakuimit, 24 orë para përfundimit të afatit të përcaktuar nga militantët taleban.

Menjëherë pas largimit të trupës ushtarake, talebanët kanë filluar festën e fitores dhe triumfit mbi Afganistan. Me armë dhe fishekzjarre, talebanët kanë flakëruar qiellin në ditën e largimit të ofensivës ushtarake amerikane.

Të hënën, SHBA-ja njoftoi se kishte përfunduar tërheqjen e trupave ushtarake pas 20 vitesh shërbim në Afganistan. Të paktën mbi 122  mijë njerëz janë evakuuar nga Afganistani drejt vendeve pritëse ku do të strehohen përkohësisht.

“Ky largim ishte shumë i dhimbshëm. Ne nuk arritëm të merrnim gjithçka që donim”, ka thënë gjenerali Frank McKenzie, komandant i Komandës Qendrore të SHBA, në një konferencë për shtyp në Pentagon.

Vetëm para pak ditësh, grupi ISIS-K u godit nja shpërthim kamikaz duke lënë afro 170 viktima mes tyre edhe 13 trupa të ushtrisë amerikane. Pak orë pas sulmit, SHBA me anë të një droni goditi dhe eliminoi një nga liderët e ISIS-K.

 

Të fundit